Një tufë xhobaxhinjsh me portale që pastrojnë para dhe që i përdorin si kobure për plaçkë dhe mospagim taksash, i janë turrur ditët e fundit kompanisë së telefonisë One Albania, për t’i marrë para.
Nuk po themi se kompania One Albania është qelibar, por e vërteta është se këtyre rrufjanë që fshihen pas portaleve dhe TV-ve, nuk i ‘digjet barku’ për qytetarët, por i janë turrur One për t’i marrë para cash ose me kontrata.
Sot Ballkaweb i Irfan Hysenbelliut, me disa dosje penale në prokurori për evazion fiskal, e konsideruar kompaninë One Albania ‘një tmerr’ për qytetarët.
E vërteta është se One Albania është bërë tmerr për rrufjanin Irfan Hysenbelliun që kur i ka mbaruar kontratat e financimit nga One Albania.
Për shembull, në vitin 2020, One Albania, sipas mediave të Irfanit, ishte një kompani korrekte, profesionale etj. Sapo One Albania ndërpreu pagesat, u bë kompani e keqe.
Prej disa javësh kompanisë One Albania i është turrur për t’i marrë para edhe gjobëvënësja më ordinere në Shqipëri, Anila Basha.
(Marrë nga prapaskena botuar në këtë portal më 14.4. 2023)