Kush është ministria përgjegjëse për çmimin e naftës?
Rritja e çmimit të naftës është kryefjala e çdo gjëje. Sot, me qindra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës, e cila sot kushton 260 lekë për litër.
Por kush është ministria përgjegjëse për rritjen e çmimit të naftës?
Përgjegjësia absolute është e Ministrisë së Financave për shkak të akcizës, TVSH-së dhe taksave që janë vendosur, përfshi këtu edhe taksat lokale që i përkasin bashkive. Ka një tymnajë sikur përgjegjësia mund të jetë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Në fakt kjo ministri nuk ka lidhje e as nuk ndikon dot në tregun privat të naftës, pasi përgjegjësia e saj mbetet tek industria e nxjerrjes vendase, apo tek kontrolli teknin i karburanteve, por jo tek çmimet e taksat, pasi kjo gjë është tagër i Ministrisë së Financave.
Ministria e Financave ka vendosur akcizën 38 lekë për litër, ka vendosur taksë karboni, TVSH sot merr 40 lekë për litër.
Taksat lokale, janë koncesionet për markimin dhe koncesionet e pompave që kapin një vlerë mbi 50% të çmimit të naftës në treg.
Pra është Ministria e Financave dhe bashkitë përgjegjëse, ndërsa ministritë e tjera, siç është rasti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk kanë asnjë lidhje me çmimet.
Shqipëria sot ka një ministre Financash kot, një personazh që nuk tërheq vëmendjen e askujt si Delinda Ibrahimaj.
CNA.al do sjellë ne vijim disa skandale të Ibrahimajt ministres anonime me zullume tê Financave.