Kush e zgjodhi Sali Berishën ‘Peshk të parë’ për FBI-në?
Kjo është enigma e gjësë.
Këtë nuk e kupton dhe as e përtypë dot, as vetë doktori. Në fakt, doktori, nuk është dëshifruar kurrë, as nga të vetët. Edhe kur i ka zhdukur nga kjo jetë, ata kanë shkuar në Ferr duke e përshëndetur, bay-bay doktor!
Pra, kuptohet, është vetë Amerika, vetë FBI, që e ka vënë në rresht të parë të kriminelëve dhe abuzuesve me pushtetin.
Diçka të tillë tha ambasadorja Yuri Kim, një ditë para se të zbarkojnë agjentët e FBI-së?
Po, edhe në mos u kuptoftë, ç’ndryshon?
Atyrë nuk u “hanë” duart për miza e karkaleca, por për ‘Peshq të Mëdhenj’.
Sali Berisha pra, nuk paska marrë thjeshtë një gjuajtje “rrufe” nga Yuri Kim.
Qënka detyrim-përcaktimi i Washingtonit zyrtar, pastrimi nga krimi dhe hajdutëria e Tiranës zyrtare.
Meqë ambasadorja Kim, po “karikohet” në hotel “Duka” të Vlorës, për një shtator plot punë me arrestime ‘peshqish të mëdhenj’, Zv/Ambasadori Demian Smith ua trazoi “ujin” e pistë ku po zhgrrahen në verën e fundit të tyre.
Të gjithë e dëgjuan kur deklaroi:
Për ne s’ka të “fortë”.
27 agjentët e FBI, që zbarkuan në Tiranë, janë më të përzgjedhurit në 700 trupa specialë. Ata erdhën, për të përgjzedhur më të mëdhenjtë peshq.
Shqipëria është vend me shumë ujra. Ka dete, Adriatik e Jon, ka lumenj e liqene. Ka edhe intuitë perfekte, e kupton se kur kapen ‘peshqit e mëdhenj’, tufat e vogla shkojnë vetë pas tyre.
Edhe Amerika, edhe FBI, duket se kanë studiuar pritshmëritë e shqiptarëve. Jo më kot, e paskan zgjedhur Peshkun Sali si “pjatë” të parë.
Pas tij, do e shihni, sa lehtë bien në “kariqin” amerikan Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe gjithë hajdutët e kriminelët.
Kjo ka ndodhë. Gjithçka është vjedhur në 30 vjet, do t’i rikthehet popullit proamerikan shqiptar.
Amerika është këtu, FBI s’zë “Miza”, por ‘Peshq të Medhenj’.
Prandaj Berisha po arrestohet i pari./Pamfleti