4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, procesi për kreun e ”FBI-së shqiptare” u finalizua sot.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka propozuar një emër për kyetare të BKH-së.
SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Aida Hajnaj ishte e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar.
“Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj. Aida Hajnaj , në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Hajnaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Personi në krye të BKH-së do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision.
Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.
Zgjedhja e kreut të BKH-së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.