11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kulla te sahati/ Po shembet edhe minarja e xhamisë?

by News Albania
23/01/2021
in Aktualitet
0
Kulla te sahati/ Po shembet edhe minarja e xhamisë?
156
VIEWS
Share on Facebook

Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët e Ndragetas do paguanin 20 % rryshfet për të ndërtuar kulla në Tiranë, një tjetër bombë ka plasur për dyshen Rama -Veliaj. Kompania që po ndërton kullën Bok Billding, ngjitur me bashkinë dhe sahatin. dyshohet se ka krisur minaren e xhamisë së Tiranës, një monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1947.

Në rrjetet sociale po gëlojnë fotot ku duket se si ka marrë krisje minarja. Dhe këto të çara thuhet se nuk janë as si pasojë e tërmetit dhe as dëmtime të vjetra. Faktin se dëmtimet janë të kohëve të fundit e ka nënvizuar edhe arkitekti Titi Seranaj. Ai ka publikuar një dokument ku shihet projekti i rikonstruksionit të xhamisë ( poshtë).

“Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaji për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit” ka nënvizuar ai. Sipas arkitektit “e gjitha është pasojë e punimeve me mjete të rënda për realizimin e katër kateve nëntokë”.

Aty punohet me pilota që kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave, TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. Book Buildin eshte një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 4 kate nëntokë. Book Building do të ndërtohet nga një kompani e panjohur në fushën e ndërtimit, Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtim me sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.
“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, u tha në një deklaratë të opozitës në janarin e vitit 2019. https://lapsi.al/2020/06/01/projektet-si-po-e-shperfytyrojne-kullat-milioneshe-qendren-e-tiranes/embed/#?secret=zAsE1audQ6

Tani dy vite më pas, kur në mediat italiane po vlojnë përgjimet se Ndragheta po pastron paratë me ndërtimin e kullave në Tiranë, ata që e kanë verifikuar me sytë e tyre dëmet flasin për krisje të minares. Ndonëse, disa thonë se krisjet janë më poshtë apo diku lart, një gjë është e qartë: kryeqyteti po ndëshkohet nga etja e shfrenuar për para.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania