Për herë të parë pas shum vitesh rikthehen koncertet verore !
Festë për Ditën e Gjallicës që do mbledhe Kukësin bashkë në Sheshin Skënderbej.
Këngëtarja e njohur Hersi Matmuja bija Kuksjane është edhe nismëtarja kyesore e këtij eventi madhështor që do mbahet në Kukësin e Mikpritjes dhe Bujarisë .
Ky është postimi i saj në Facebook
2-3-4 GUSHT HAJDE NË KUKËS!!!
The Gjallica International Festival
•Gjigandi me zemër të bardhë•
Mbas 25 vitesh u ktheva në vendlindje, ishte një vizitë e vogel e thjesht por që realizoj një ëndërr që kisha pasur gjithmonë.
Gjëja e parë që më goditi sapo arrita në Kukës është ai gjigand me zemër të bardhë që ne e quajme të gjithë Gjallica. Forca e mikpritja që të trasmeton ai mal është e pa përshkrueshme me fjalë. Duke u kthyer mbas koncertit shikoja fotot dhe mallëngjehesha ndoshta kurbeti po na bën më të ndjeshem, gjithesesi teksa vëzhgoja Gjallicën deshira rritej për ta homazhur në ndonjë formë për bukurinë që më ka falur mua në femijëri e të gjithë kuksianeve në shekuj. Për vite kam degjuar xhaxhain tim që nga Italia nisej për të festuar Gjallicën në të enjten e parë të muajit gusht. Xhaxhi Baçi tregon gjithmonë se aty mblidhen të njohur e të panjohur për të festuar e homazhuar këtë mal me zemër të bardh. Ngado të shëtisësh në Kukës Gjallica të shoqëron si një far. Në mars të këtij viti fati deshi që te ndaja këtë ëndërr me Eliasin dhe Armidën tashmë miq të ngushtë të Kukësit dhe kuksianëve. Ëndërra ishte e përbashkët kështu që përveshëm krahët e pavarësisht vonesës me të cilën u nisëm po ja dalim ta organizojmë, kjo falë Bashkia Kukës Safet Gjici – Faqja Zyrtare @melitaomuri @qkfkukes
Ëndërrat kthehen në realitet mjafton ti dëshirosh me gjithë forcën e zemrës.