Konfirmohet me koronavirus kryetari i PD në Rroskovec, Gëzim Caushi.
Caushi ka 10 ditë me temperaturë e kollë shkruan abcnews.al.
Kreu i PD i është nënshtruar testit për Covid-19 dy ditë më parë dhe ka rezultuar pozitiv.
Caushi po mjekohet në shtëpi, ndërsa ditën e sotme gjendja e tij është përmirësuar.