Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej një punonjësi të Policisë së Shtetit në detyrë pas mesnatës në të gdhirë të 8 dhjetorit, nuk është viktimë e rastit.
Është humbja e një jete njeriu.
Përse sot kërkohet me ngulm dorëheqja e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë Ardi Veliu.
Klodi u vra nga një polic tjetër që ishte po i së njëjtës moshë dhe sot tregon qartë që shteti është në gjurmët e krimit që ka kapur vendin.
Sandër Lleshi duhet të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme.
Të gjithë bashkë mund të rrëzojmë këtë pushtet që të vret.
Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë🇦🇱