Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka pësuar një atak kardiak pasditen e djeshme dhe menjëherë është shtruar në një spital privat në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftojnë se pas ekzaminimeve u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës është realizuar ndërhyrja për vendosjen e dy stentave, e cila ka rezultuar e suksesshme.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, ndërsa mjekët kanë bërë me dije se brenda dy ditësh ai do të rikthehet në Kryepiskopatë.