Nga; Agron Gjekmarkaj
Klosi ishtë caktuar kryemarangoz për aheng-mitingun e Athinës. Vërtitej si levend lart e poshtë duke matur e prerë. Një zdrukth e ca almise i kishte lidhur me litar e vënë mbi sup! Një laps e mbante pas veshit qe e ngjyente me pështymë herë pas here!
Çyrbja jo vetëm kishte mbledhur nja dyqind veta nga Shijaku, po mbajti gjithë ditën shtylla e pilastra. Nuk i bënë sytë dritë kur pa Klosin që si shul vërtitej tutje tehu me dy ristela a ndonjë qereste.
Kështu nuk shkon, i tha, bën me hile, je dy metro, mban sa një mushk, mos i bej bisht ngarkesës. Klosi u murretyre po e kishte zënë ngushtë u detyrua të vinte një tra në kurriz dhe iku duke nëmur se dembel hesapi.
Damon po e përvëlonte halli. Punëtor llaçi qe detyra. Në fillim Klosi i tha nuk na duhesh per gjë, po ai këmbënguli, dua të jap kontribut tha për këtë ngjarje historike. Nuk dua të dukem , dua të shërbej , një kemi vetëm një njësh ne zero jemi.
Po mirë i tha Klosi meqenëse do me se s’bën terezitja llaçit se na duhet të forcojmë muret. Damua u zhgënjye thelle po se dha vetën. Meqenëse ka shpirt artisti besonte se do merrej me dekore e drita por jo. Shyqyr mërmëriti qe kam bërë palestër e nuk me thyhet kerbishtja. Në këto kohe të murrme çdo pune duhet puthur e vënë në ballë.
Babua i kishte nisur të vetët një javë përpara që të iknin atje me kuç e maç.
Termet Peçi kishte marrë me vete gjithë administratën edhe një qerre me dy buaj ngarkuar me kërmë, raki e flamuj.
Kokën e kishte lidhur me shami si muratoret dikur. Kanatierja e bardhë dhe gjoksin leshtor i bëheshin qull nga djerset po nuk i bënte bisht punës. Në kohe të lirë vishej me fustanelle qe i jepte ngapak kruarje dhe ja merrte një vençe sapo vinte edhe tezja nga larja e dyshemesë.
Flamuri i Gjirokastrës, gjyma me djathë Lazarati, dhe treqind qylafë solli si pajë.
Ermal Dredha një matrapik shtrëngonte si ata tek sheshi Omonia! E kishte vënë mbi supe si mitraloz për te luftuar grekun i gatshëm të hapte vrima për çdo fitil. Vullnet Sina me plumbçe e mistri ja merrte një të uruare këngë labe gjithë qejf tek vinte tulla rreth e qark. Sa hajër do bëja si gurëdhënes thoshte tek e lumturonte puna dhe ideja se ky qeram do i kujtohej gjatë. Nuk ju dhims aspak malli e gjëja per te sjelle dynjanë aty.
Sotiraq Filo dhe Erjon Isai u befasuan kur u thanë se ju do bëni akçihanen. Ata mendonin se do jepnin mendime si biçim ideologësh e intelektualesh, do mbanin ndonjë fjalim safi lyer me yndyrën e nacionalizmes, per kokë të fjalimit por jooo u tha Klosi njerëzia qe po vjen nga anë e anës do të hajë, e ndoj darovitje, ndaj luani duart. Përkushtohuni se për sy e faqe mund të marrë një lugë edhe Babua a një pjate dhe po si pëlqeu e shtrembëroi fytyrën hapjani varrin vetes më mirë.
E filluan me përtese qërimin e patateve dhe te qepëve po dalë ngadalë po ju ëndej, aty nën hije cimbisnin jo ndonjë meze, jo ndoca uzo e thithnin,kur të tjeret piqeshin në diell si kuleçër. Filo ishte skuqur ca po i kishte hije ai lezet. Pasi Nikoqiri si ka punët mirë mbase bëhet i parë në Kaza!
Kazanin e pilafit e kishin vënë të madh se po dyndej mileti qe nga Shkodra e poshtë.
Pjerini pa Ulsinë ndihej si jetim po ja skuqi telat çiftelisë që gjindja e Lezhës të mbahej me gajret e dyzen.
Kryetarin e Sarandës jeta e ka mësuar të mos përbuzë asgjë ndaj kur i thanë merr sëpatën, shko në pyll e bëj dru nuk tha jo. Priti dhe Subashin e Fierit me te vetët që ishin shumë, hypen mbi gomere dhe u ndalën në Atikë! Tëmen e sëmes i punuan qindin pyllit grek. E rruan si kokë ushtari. Me ata dru piqej mishi në hell rreth stadiumit per shtatë palë qejfe!
Anila Denajt qerrateshes ju besua hekurosja e perdeve të skenës, akt të cilit ju përkushtua me besim të larte tek vetja dhe mirënjohje të madhe për Klosin. Pak kush e di që është ministre bujqësie por aty i bëri dritë petkat.
Kur motrani e shoqeni kuptuan që Mamica do mbante fjalim u ra zali, veçmas Aniles dhe Tezes! Ne mbajmë në kurriz tapete, karrige, fonira , laj e fshij na bie bretku vjen si pa te keq Mamica zbret nga balona dhe ja terezit e përzgjedhur nga Babo, e zezë është kjo ditë. Duhet edhe të duartrokasim pale?! Hajde mos e bëj!
Tezja mendonte ja sikur të flisja unë çdo jepja, do shihja Babon drejt e në sy, kur ai gëzohet unë do qaja nga lumturia, kur ai zymtonet do qaja përsëri, kur ai qesh do qeshja dhe unë ku e ku më shumë. Po të duhej ja merrja edhe një valleje libohovite me ojna e naze , në skenë apo nuk ngjaj me Bubulina Laskarinen që Babo si trim jua mori grekerve dhe naaa jua dha shqipove!
Në fund erdhi Babua pushtoi Akropolin se edhe ajo bina qenkësh e jona e çoi kufirin ku Ilirisë i takon.
Vullnet Sinen e la guvernator të Athinës në të ikur i tha te hape ca supermarkete aty po jo me mallra te skaduar se kontrollon avrupi andej!
Klosit i dha leje te dëfrehet një ditë atyre mejhaneve e t’ja marrë një sirtaki!
Damos i hodhi dy shikime kur u nrit edhe pse ne rresht te tretë! Më mirë se asgjë! Ciut i tha pështyva u tha e nuk u bëre def nga sytë me atë palo fjalim që mbajte të piu e zeza! Def u bë ajo. Apo nuk priten disa ndryshime në qeveri nashi se dy tre janë në të mbytur.
Antoneta Dhima iku e pikëlluar që nuk ja dha këngës me Noisy-n! Nuk u thirr që ta qëronte zënë! Edhe Braçja me Xhafen u ndjenë të anashkaluar. Ismet Beqiri e Dilua një iso jua kërkonte xhani por …ah …jo !
Majkua u justifikua si komandant i Luftës së Kosovës Greqia s’më ka në hatër. Toni tha kjo është kohe lufte dhe jo lutjesh ndaj nuk duhesha! Etilda kishte qarë duke parë eventin në televizor , nuk dihet mirë pas Babos apo Mamices po lotet i paskësh patur të ngrohtë e të ndjerë! Laerti prej kohesh i papunë kishte rëndur për ti shtënë në lotore. Ishte prekur qe ai sy aq lot derdhi kishte qarë dhe vetë.
Ermua ishte solidarizuar duke kenduar në ballkon këngen “Çameri-çameri”!
Bela nuk vete unë për sehir! Tao mori rrugën për Vjene të admirojë përkrenaren e Skënderbeut në Belvedere! Lali po tundet mbi një gondol në ujerat e trazuara të Venecias. Ogi ishte më e emocionuara ajo i kishte këshilluar Babos vargjet e Naimit. Kur ai i lexoi për një çast mbet pa frymë dhe kërkoi ujë! Ndihej e konsideruar për çështje mendimi dhe jo hamallëk!
Ahengu mbaroi, Babo virani u llafos gjatë dhe njerzit bërtasin, fitoreeee, fitoreeee, fituaaam, fituaaaaam, pastaj shohin njeri-tjatrin në sy dhe pyesin xhanëm kë mundem, çfarë fituam pos ekskursionit në Athinë?/ TPZ