Gazetari i mirënjohur, kreu i UGSH-së Aleksandër Çipa emërohet drejtor i grupit mediatik News24, Balkan Web,Gazeta Shqiptare dhe Radio News24.
Këtë të mërkurë presidenti i “Hysenbelliu group” z.Irfan Hysenbelliu prezantoi para stafit të medias drejtorin e ri të Përgjithshëm, të cilit i është besuar drejtimi i mediave më të rëndësishme në tregun mediatik shqiptar.
Kjo detyrë i është besuar Aleksandër Çipës, një figurë me përvojë të gjatë në televizion dhe në gazetari dhe themelues i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri.
Teksa bëri prezantimin para bordit dhe gazetarëve, Z.Irfan Hysenbelliu premtoi risi për vitin e ri. Ai vlerësoi bashkëpunimin për gati 2 dekada me Robert Rakipllarin, gjatë drejtimit të tij të grupit mediatik.
“Me Robert Rakipllarin kemi patur një bashkëpunim të sinqertë për 18 vjet. Përvoja që krijoi në drejtimin e grupit mediatik do t’i shërbejë në suksesin e mëtejshëm të tij”, tha z.Hysenbelliu dhe e uroi për rrugën e tij drejt eksperiencave të reja.
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231204_231027_WhatsApp-1-1024x563.jpg)
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231213_185941_Facebook-1024x518.jpg)