Koha ka treguar se koronavirusi nuk kursen askënd, madje kemi parë që janë infektuar edhe disa depuetë, ministra e kryeministra, si dhe personazhe të njohur në botën e medias dhe jo vetëm.
Mësohet se së fundmi është infektuar edhe një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Bukurosh Stafa, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan.
Stafa ka bërë testimin dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mediat raportojnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe atualisht është karantinuar në banesë
Ndërkohë, kujtojmë se Stafa nuk është i vetmi politikan shqiptar që është infektuar, pasi më parë e ka kaluar Covidin edhe deputeti Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Eljo Hysko dhe disa të tjerë./ CNA.al