Gent Ibrahimi takon drejtuesin e ri të KLSH dhe i uron suksese: Ka nevojë për rritje të cilësisë së kallëzimeve penale
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka takuar sot drejtuesin e ri të KLSH, Arben Shehun.
Pasi i uroi suksese në detyrën e re, Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre.
Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka.
“Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.
Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi”, thotë KLP në njoftim.