Vlerat liridashëse të popullit të Fierit u shprehën fuqimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke vendour një nga gurët në themelin e lirisë së atdheut. Pas kryegritjes kundër tanzimatit (1847), kryegritjeve të mëdha të pavarësisë (1908-1912), Luftës së Vlorës (1920), Cakrani dhe cakranjotët e traditave patriotike, do të jepnin kontributin e tyre edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944).
Pikërisht në 20 tetor 1942 nisi në Cakran, rezistenca e organizuar antifashiste, me krijimin e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, me kryetar Nuredin Aliun dhe çetën partizane territoriale me komandant Mete Sulon.
🙏Nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre fisnik për çlirimin e vendit🇦🇱.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka