Rradhë të gjata kilometrike paraqiten në pikën kufitare të Morinës, për shkak të dyndjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit tonë.
Fluksi i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë – Kukës, dhe si çdo të dielë kolona e mjeteve ka mbarritur deri në fshatin Vermicë të Prizrenit.
Këtë fundjavë kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës.
Si duket numri ka qenë dhe më i gjatë për shkak se kjo është fundjava e fundit e gushtit dhe ata janë munduar ta shfrytëzojnë.