Një 25-vjeçar u gjet i mbytur në rezervuarin e Korçës, dyshohet se është vrarë me sende të forta, ishte në “arrest shtëpie”.
Është identifikuar viktima që u gjet i mbytur ditën e sotme në një rezervuar në Gjanç të Korçës.
Bëhet me dije se është gjetur i mbytur shtetasi Fridman Xhaferri, 25-vjeç banues në fshatin Plug, Lushnje, (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).
Praprakisht dyshohet se 25-vjeçari është goditur me sende të forta, pasi i janë konstatuar shenja të shumta në kokë dhe trup.
Bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për 25-vjeçarin ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.