Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, deklaron se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Eurodeputetët debatuan për projekt-rezolutën e raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Në fokus të kësaj rezolute është njohja e progresit të përgjithshëm, por mbi të gjitha mungesa e avancimit të nevojshëm të vendit lidhur me kriteret themelore të demokracisë, shtetit ligjor; lirive themelore, kriteret ekonomike dhe sociale.
“Reformat e shtetit ligjor, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Reforma e drejtësisë duhet përfunduar. Të gjitha forcat politike janë të vetëdijshme për reformën zgjedhore dhe rikthimin e normalizimit të jetës politike në vend. Një tjetër shqetësim që kam është e ardhmja e vendit. Shumë të rinj largohen nga vendi me shpresën e një jete më të mirë. Ne duhet të krijojmë kushtet për ta që të qëndrojnë në Shqipëri dhe plani i investimit për Ballkanin ofron një mundësi të mirê për këtë”, tha Isabel Santos.