11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Koço Kokëdhima: Intervista ime për “Zëri i Amerikës” për legalizimin e kanabis

by News Albania
30/05/2020
in Sociale
0
36
VIEWS
Share on Facebook

Intervista ime për ‘Zëri i Amerikës’ për legalizimin e kanabisit

‘Zëri i Amerikës’: Pas propozimit nga ana juaj në Komisionin e Ekonomisë në vitin 2014, nisma nuk u përkrah nga mazhoranca qeverisëse. Si e argumentoni qëndrimin tuaj pro liberalizimit të kanabisit mjekësor?

Koço Kokëdhima: Argumentat e mi janë të njëjtët me ato të shoqërive dhe vendimmarrësve të të gjitha shteteve që e kanë tashmë legal kanabisin mjekësor.
Qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtën e pamohueshme nga asnjë qeveri, traditë apo parlament, që të përdorin për nevojat e domosdoshme të shëndetit të tyre dhe për një cilësi më të mirë jete nën vuajtjet e sëmundjeve, produktet dhe nënproduktet e kanabisit. Ekonomia europiane dhe botërore e kanabisit rritet me ritme galopante. Shqipëria nuk e ka luksin që të qëndrojë jashtë kësaj ekonomie.
Së treti, në propozimin tim, kam mbajtur gjithmonë parasysh faktin që një ekonomi kanabisi e fortë, legale, transparente dhe jashtë kontrollit të trafikantëve, do të ishte një energji e pakorruptueshme për të luftuar mafien shqiptare të marijuanës.

‘Zëri i Amerikës’: Kryeministri Rama asokohe u shpreh se vendi nuk ishte gati për të ndërmarrë këtë hap. Sipas jush, a janë “pjekur” kushtet tani apo janë pjekur “nevojat ekonomike”?

Koço Kokëdhima: Ne e kemi hapur këtë debat ndër të parët në rajon, në vitin 2014. Vendet fqinje lëvizën relativisht shpejt. Shqipëria humbi shumë kohë.
Zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste dhe lidershipi i Partisë Demokratike, nuk e lejuan këtë projekt. Ata janë të implikuar në interesat e kultivimit dhe trafikimit ilegal të kanabisit, për përfitime politike dhe financiare.
Në të shkuarën, politikat e qeverisë sonë për ekonominë e kanabisit, janë diktuar nga interesat e trafikantëve të kanabisit.
Në vend të një qasjeje largpamëse e racionale, kundërshtarët e projektit tonë zhvilluan një fushatë denigruese dhe fyese ndaj meje dhe u përpoqën ta përdorin propozimin tonë si alibi për linçimin tim dhe kanabizimin e plotë të Shqipërisë që u bë me përfshirjen e vullnetshme të institucioneve të qeverisë.
Ne kemi dyshime të forta për seriozitetin e angazhimit të kryeministrit për të legalizuar kanabisin mjekësor. Nuk ka asnjë të dhënë që të provojë deklaratën e tij se qeveria po punon prej një viti me këtë projekt. Kjo deklaratë mund të jetë diktuar nga paniku në rritje që ka krijuar situata shumë e rëndë ekonomike dhe financiare e vendit.
E kemi përshëndetur kthesën e tij dhe presim një proces transparent e gjithëpërfshirës me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të kontrollojë hapat. Shqipëria nuk duhet të lejojë që kjo iniciativë të përfundojë në një fushatë të re demagogjike apo t’ia dorëzojë këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë. Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.
Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin.

‘Zëri i Amerikës’: Ju jeni për legalizimin e kanabisit mjekësor apo edhe atij rekreativ?

Koço Kokëdhima: Unë kam promovuar që prej 7-8 vitesh projektin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe dekriminalizimin e përdorimit personal të kanabisit rekreativ. Dekada që po mbyllet i dha zgjidhje debatit për kanabisin farmaceutik. Kanabisi medikal ka fituar qytetarinë në gjithë botën, është tashmë një ekonomi e mirëpranuar.
Revolucioni që ndodhi me kanabisin terapeutik në këtë dhjetëvjeçar do të ndodhë për kanabisin rekreativ në dekadën e ardhshme. Unë besoj se ne duhet të legalizojmë plotësisht kanabisin, përfshirë atë rekreativ për të rriturit. Në vitet ‘30 kanabisin rekreativ do ta kenë legalizuar të gjitha vendet demokratike të botës. Ne kemi nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjmë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi. Perg: D.D

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania