Shitësve të detit, cenuesve të tërësisë territoriale, shkelësve të sovranitetit-tradhëtarëve të Shqipërisë, që, si 11 vite më parë, janë gati të pranojnë synimet për zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujërave detare të Greqisë, u kujtoj vendimin nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë se: “Marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare”.
Vërtetë që Gjykata Kushtetuese është çmontuar prej vitesh nga Rilindja, por ky vendim është i patjetërsueshëm, ashtu si çdo milimetër tokë dhe det shqiptar. Çdo tentativë e politikanëve gjakprishur dhe të shitur të Tiranës për ta zhbërë do të marrë përgjigje të merituar nga populli shqiptar.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)