Një 61-vjeçar është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Viktor Aliaj kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.