Këshillat janë dhenë nga Dr Alex Richardson për BBC
Merrni një shishe ujë me vete në klasë. Një studim ka zbuluar se nxënësit që kishin ujë me vete dolën në provime mesatarisht 5% më mirë se ata që nuk kishin.
A ndihmon ushqimi në performancën dhe rezultatin e provimeve? Cili është roli i ujit dhe dehidratimit? Cilat ushqime kanë veti të mrekullueshme në përqendrim dhe kujtesë? Cili është mëngjesi më i përshtatshëm për ditët e provimit? Çfarë duhet të hani një natë para provimit? Përgjigjet për të gjitha pyetjet u dhanë nga Dr Alex Richardson për BBC.
Kur jeni duke përsëritur materialet voluminoze të lëndëve, ushqyerja e mirë e trupit, si dhe ushqyerja e trurit mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj.
Pirja e ujit me të vërtetë rrit shanset tuaja për të performuar më mirë dhe për të rritur rezultatin në provim. Pavarësisht nëse jeni nxënës ose prind i një fëmije që përgatiteni për provime, ekzistojnë këshilla të për tu ushqyer siç duhet, në mënyrë që të jeni sa më energjik, duke përmirësuar përqendrimin dhe kujtesën.
Cili është mëngjesi më i mirë në ditët e provimit?
Studimet tregojnë se studentët që hanë mëngjes paraqiten më mirë në provime. Për një mëngjes më të mirë, përfshini karbohidrate, siç janë mielli i tërshërës, buka thekre , ose ‘musli ‘ drithëra me sheqer të ulët, pasi ato lëshojnë energji gradualisht.
Shtoni në ushqim proteina, të tilla si qumësht, kos ose vezë, për t’ju ndjerë të ngopur.
Në ditën e provimit, përfshini në vaktin tuaj ushqime me yndyrë omega-3, të tilla si skumbri (peshk) i tymosur, pasi besohet se kanë veti forcuese për trurin.
Disa sugjerime për një mëngjes të mirë para provimit:
Vezë e zier me bukë thekre.
Kos me banane , bajame dhe susam.
Omletë e fërguar nga dy vezë dhe bukë e thekur.