Në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Fier u bënë bashkë sot jo vetëm zërat dhe vota pro midis këtij këshilli dhe bashkisë Fier, dhe kontributi do të jetë i përbashkët. Mbledhja e zhvilluar me rend dite të paracaktuar më parë pikë kryesore kishte investimin në segmentit rrugor i cilo jo vetë bashkon dy fshatra në pikpamje rrugore, por dhe shumë lehtësira të tjera u krijohen banorëve në qarkullimin e mallrave dhe prodhimeve të tyre bujqësoro- blektorale. Kanë rënë uninimisht dakord të gjithë këshilltarët për financimin e kësaj rruge. Peshën kryesore sipas miratimit do e ketë bashkia Fier, por pjesë e këtij finalizimi do të jetë dhe këshilli i Qarkut. Evis Sema Dhima kryetare e Këshillit të Qarkut shprehet pozitive dhe optimiste për këtë bashkpunim me Bashkinë i cili realisht nuk është i pari. Në faqen e saj zyrtare ajo shkruan: “Lajm shumë i mirë për banorët e KALLMIT!
U miratua sot edhe aksi i fundit i mbetur i rrugës që do të bashkojë Kallmin e Madh me Kallmin e Vogël me një gjatësi prej 1.277 km pjesë e territorit të Njësisë Administrative Mbrostar Bashkia Fier! Fillojnë menjëherë procedurat e tenderimt dhe investimi do të bëhet nga Bashkia e Fierit në bashkëpunim me Qarkun e Fierit. Ky projekt do të zbatohet me të gjitha parametrat e një rruge moderne!
Investimi përmbyll projektin e ”Unazës Bujqësore të Myzeqesë” dhe e çon në rreth 20 km rrugë asfaltobeton të shtruara në Njësinë Administrative Mbrostar vetëm në këto 3 vitet e fundit”!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka