Lëvizja për Universitetin i ka dërguar ditë më parë një shkresë rektoratit të Tiranës për heqjen e tarifave për shkak se nuk po ndjekin më mësimin në auditore por online. Duket se kjo kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndaj të rinjtë kanë bërë një shkrim në Facebook, në faqen e Lëvizjes për Universitetin ku shprehen se rektorati po tallet me to.
Ata kërkojnë që të rinjtë të dalin përballë këtyre institucioneve dhe të mbushin sheshet me thirrjet për arsim publik falas.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË TIRANËS TALLET ME STUDENTËT
Sot, në kushtet ku studentët nuk po e përdorin infrastrukturën universitare, heqja e tarifave është një domosdoshmëri edhe më e madhe se më parë. Pavarësisht kërkesave dhe pakënaqësisë së vazhdueshme studentore, Ministria e Arsimit nuk ka reaguar, madje nuk ka marrë parasysh as peticionin e nënshkruar nga 8000 studentë për anulimin e tarifave.Një kërkesë e tillë i është bërë edhe Rektoratit të Universitetit të Tiranës nga njëra prej aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin. Përgjigjja e Rektoratit është tallëse dhe e turpshme.Ne, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, kemi luftuar për anulimin e tarifave studentore që nga viti 2014, ndaj përgjigje të tilla vetëm sa na e shtojnë më shumë bindjen dhe revoltën deri në arritjen e arsimit publik falas.Na mjaftojnë këto e shumë të tjera që të mos dërgojmë më shkresa zyrtare, por të dalim përballë këtyre institucioneve dhe të mbushim sheshet me thirrjet për arsim publik falas.
Për Universitetin! Për Shoqërinë!