Kërcënoi se do vrasë veten, lihet në burg 31 vjeçari nga Fieri. Avokati: Ka pasur probleme në kokë, i ka ndodhur një aksident më parë
Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elton Metën, 31 vjeçarin i cili në oborrin e vjehrrit të tij, me një armë në dorë, kërcënoi se do të vrasë veten.
Pas ndërhyrjes së policisë ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Avokati i tij pasi është dhënë vendimi ka thënë se Meta e ka bërë veprimin në kushte të rënda psikologjie, ndërsa ka shtuar se 31 vjeçari paraqet gjendje emocionale të paqëndrueshme për shkak të një aksidenti që i ka ndodhur kohë më parë.
“Sapo u dha masa e sigurisë. Prokuroria erdhi me kërkesën për arrest me burg. Duke pasur besim se veprimet e të arrestuarit janë kryer në kushte të rënda psikologjike, i kërkuar caktimin me afat 30 ditor, për një ekspertizë se kemi dyshime që paraqet një gjendje emocionale të paqëndrushme për shkas të një aksidenti që ka ndodhur para pak kohësh dhe ka pasur probleme në kokë, dhe ka pasur edhe veprime të tjera të dhunshme të pakuptueshme sipas familjarëve.
Gruaja ka qenë molla e sherrit, kurse situata ka agravuar për shkak të veprimeve jo të favorshme mes çiftit, ajo është larguar nga shtëpia bashkshortore duke marrë me vete vajzën 8 muajshe. Armën e ka pasur drejt vetes, jo ndaj të tjerëve. Edhe anëtarët e familjes e kanë pranuar një gjë të tillë”, tha avokati.