Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihmese për Shqipërinë prej 103.3 milion euro për të përballuar situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë. Në lidhje me këtë paketë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë edhe pse nuk është akoma pjesë e saj. Më tej ai u shpreh se fondet që BE i caktoi vendit tonë do të mbështesin edhe reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatoj që të integrohet në familjen e madhe Evropiane.
“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane”, u shpreh Varhelyi.
Më tej në deklaratën e KE-së thuhet se vetëm për të përballuar pandeminë e Covid janë 50.65 milion euro. Ndërkohë që paketa ekonomike ëpr Shqipërinë do të prekë edhe çështje të tjera siç janë nevoja për pajisje mjekësore që do të marrë 4 milion euro, si dhe një shumë prej 28 milion eurosh për të plotësuar të gjitha reformat që BE i ka lënë porosi Shqipërisë.
“Paketa COVID-19 për Shqipërinë arrin në 50.65 milion €. Programi 103.3 milion € IPA 2020 kontribuon në paketën COVID-19 me 26 milion € BE për veprimin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Përveç kësaj, paketa COVID-19 përfshin 4 milion € për të adresuar nevojat e menjëhershme për pajisje dhe pajisje mjekësore. Financimi vjen nga programi IPA 2017 20.65 milion euro për të plotësuar një program ekzistues 50 milion EUR për përfshirjen sociale nën IPA 2019. Ky program përfshin një alokim shtesë prej 28 milion €, dhënë për të shpërblyer përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave”, përfundon deklarata.