Jozefina Topalli, e cila ka qenë një prej figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike i ka adresuar një mesazh të fortë lidershipit të kësaj force politike.
Ajo ka paralajmëruar Lulzim Bashën, se në rast dështimi të këtij të fundit në zgjedhjet e ardhshme, Topalli mund të marrë drejtimin e PD-së.
Topalli ka publikuar një status në profilin e saj në Facebook të cilin e shoqëron me një fotografi ku shfaqet mes një turme, me dy gishtat lart, një paralajmërim i fortë ky për kreun aktual të Partisë Demokratike.Ish-numri dy i Partisë Demokratike e ka cilësuar Bashën, si njeriu që tradhëtoi të gjithë demokratët me marrëveshjet e njëpasnjëshme me Ramën, me kauzat e dështuara dhe me marrëveshjen e fundit për Reformën Zgjedhore.
Për këtë arsye sipas Topallit, selisë blu i duhet një lideri i ri për ta sjellë këtë forcë politike në pushtet.
“Zoti Luli Basha nuk toleron mendime ndryshe. Ai eshte larg parimeve demokratike dhe perendimore. Ne marrëveshjen e fundit me Ramen, pervecse tradhetoi “ kauzen” e tij se “ me Ramen nuk ka zgjedhje” kerkoi nje gje qe ka ikur nga vemendja e medias-leke..leke.
Sikur te mos mjaftoni milionat qe shqiptaret paguajne nga taksat e tyre per zhvillimin e zgjedhjeve.. ata me marreveshtjen e re u dakordesuan me i dhane vehtes nga buxheti i Shtetit 2 here me shume para .
Por ne thelb marreveshtja ishte paradhoma per qeveri te perbashket PD -PS me Kryeminister Ramen ne 2021.
Kjo eshte teper!“, shkruan ndër të tjera Topalli DdVm