Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka zgjedhur detin për të kaluar pushimet këtë verë.
Duma ka postuar një foto në Instagram, ndërsa shkruan se “zgjimi” nga rutina e “përtacisë” fizike, është dhuratë për veten.

Si një durrsake, Duma shprehet se deti, noti dhe zhytja janë gjithnjë zgjedhja e parë e saj.
“‘Zgjimi’ nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten!
Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe“, shkruan në Instagram Duma.