“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist”, tha Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah.
“Ne vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t’u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të kujdesshëm: opinioni publik mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, tha Biden duke përsëritur se SHBA do të vazhdojë të punojë për “ndihmën humanitare’.
Po ashtu ai dënoi edhe antisemitizmin dhe kërcënimet ndaj hebrenjve në Shtetet e Bashkuara: “Kush hesht është bashkëpunëtor”, tha ai, duke përsëritur se “në Amerikë nuk ka vend për urrejtje ndaj hebrenjve apo myslimanëve”.