Viola Gjoleka u bë e njohur gjerësisht për publikun në “Hostel By Anabel” e më pas si aktore në “Love Likes Tirana”.
Viola spikati me ëmbëlsinë e saj, sinqeritetin, naivitetin dhe mbi të gjitha zërin e hollë dhe karakteristik që tërhiqte vëmendje.
Por nëse bën një xhiro në Instagramin e bukuroshes do të haseni me një tjetër Viola, një Viola të fryrë dhe komente të pafundme të tipit:
“Je bërë si Megi Pojani”, kjo e fundit ështëkolegia e saj në fillimet e daljeve televizive.
“Ishe shumë e bukur më parë”, komentojnë shumë ndjekës të tjerë të zhgënyer nga ndërhyrjet disi të panevojshme të Violes.
Viola ishte një vajzë shumë e bukur dhe vazhdon të jetë, por tashmë me disa gjilpëra më shumë.
Kujtojmë se Viola nuk është larguar nga bota e televizonit dhe momentalisht është e angazhuar në “Proçesin sportiv”.