Ish-deputeti Nard Ndoka është i njohur jo vetëm për karrierën e gjatë politike në vendin tonë, por edhe për deklaratat e tij që shpeshherë janë kthyer në meme.
I pyetur nga gazetari Ervin Kurti se çfarë mendimi kishte për atë që ndodhte në rrjetet sociale, ai është përgjigjur shkurt: “Unë jam baba”.
Pjesë nga biseda:
Nard Ndoka: Unë jam baba i memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.
Ervin Kurti: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.
Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.
Ervin Kurti: Politika ta ka bërë gropën.
Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.