Tre shqiptarët që humbën jetën në sulmin terrorist të 11 Shtatorit
Në mesin e 2,977 viktimave nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit 2001 ishin edhe tre shqiptarë nga Malësia e Madhe.
Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj humbën jetën nga shembja e kullave pasi u goditën nga dy aeroplanë civilë të marrë peng nga terroristët.
Simon Dedvukaj ishte vetëm 26-vjeç. Ai drejtonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e Qendrës Tregtare Botërore.
Rrok Camaj ishte shqiptar nga Mali i Zi. Ai prej vitit 1970 punonte si pastrues i xhamave të një prek kullave. Kur kulla u godit nga aeroplani ai ishte në katin e 105-të. 60-vjeçari telefonoi gruan atë moment dhe i tha të mos shqetësohej sepse “tani ishte në duart e Zotit”.
65-vjeçari nga Kosova Mon Gjonbalaj gjithashtu kishte një kohë të gjatë, rreth 30 vjet, që punonte si portier në njërën prej kullave. Ai telefoni familjarët atë mëngjes dhe u tha të bëheshin të fortë e të qëndronin gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin.