Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, një ditë pasi Parku Rinia u përmbyt si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndërsa publikon foto të fëmijëve që luajnë, Veliaj shprehet se Tiranës i kthehet sërish Parku. Veliaj shton se “mund të organizohet gjithë helmi i botës, por kryeqyteti nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015”.
Postimi I plote
Tirana serish ne Park 😍
Mund te organizojne gjithe helmin e botes, por TR nuk kthehet me pas ne baterdine e 2015!
Shi do bjere, e do kulloje! Termete do kete e do rindertojme. Viruse do vijne e do i mundim!
Per fat ky qytet po rrit nje brez pa lidhje me urrejtjen e dhunen! ❤️