Fileto dhe pula me etiketa në gjuhën greke/ Ja si mashtrohen konsumatorët në Shqipëri
Produktet ushqimore vazhdojnë të tregtohen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, duke mos i dhënë knsumatorin ifnroacionin e nevojshëm, herë herë duke e mashtruar atë e mbi të gjitha, duke shkelur hapur Ligjin “Për Ushqimin”, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.434, datë 11.7.2018 “Për Eriketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”.
Rastet që do të paraqesim sot janë të fotografuara së fundmi në disa markete në Tiranë, ku fileto e pulës apo edhe vetë pulat, një nga produktet me të cilat abuzohet më shumë me etiketimin dhe informimin e blerësve, vazhdojnë të tregohen në këtë mënyrë.
Rasti i parë është i ashtuquajturi “Zog Fshati”, që tregohet gjerësisht në rrjetet e marketeve KMY. herë si produkt me emrin e këtij marketi, si dhe në disa raste me një etiketë në gjuhën greke. Dy lloje produkti në fjalë janë të ardhura nga Greqia, të paktën referuar etiketës në greqisht. Stafet e KMY ndoshta nuk janë në dijeni që Neni 15 i VKM 434, thotë pikërisht kështu:
1.Pa rënë ndesh me pikën 3, të nenit 9, informacioni ushqimor i detyrueshëm shfaqet në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatorët, ku tregtohet produkti ushqimor.
2.Për produktet ushqimore të importuara, deklarimi i të dhënave të informacionit ushqimor duhet të
jepet në gjuhën shqipe, në etiketën origjinale ose në kundëretiketë.
3.Pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk përjashtojnë deklarimin e të dhënave edhe në gjuhë të tjera.
Por, kjo kërkesë ligjore duket që nuk zbatohet as importuesi (nëse nuk është KMY), dhe as nga subjekti fundor që e ofron te konsumatori. Pra, në këtë rast ky rrjet marketesh.
Rasti i dytë ka të bëjë me produktin “Fileto pule e marinuar Kazazi”, një kamuflim i injektimit, ndërkohë që dukshëm në etiketë flitet vetëm për datën e ambalazhimit dhe jo të prodhimit të këtij produkti. Vendi i origjinës nuk është deklaruar e gjithashtu as importuesi. Në këtë rast, Kazazi e ka shkrirë produktin në fjalë, e ka ndarë, ndoshta marinuar e injektuar shtesa të tjera ushqimore dhe ringjrirë, gjë që është tërësisht e ndaluar. Ky subjekt, refetuar kësaj etikete, presupozohet se është dhe importuesi i saj.
Njëkohësisht në markete ndodhen masivisht dhe pulat me markën “Erogert”. Siç shihet qartë dhe në foto, etiketa nuk jep informacionin e nevojshëm për vendin, stabilimentin, pavarësisht se është produkt shqiptar, datën e prodhimit/paketimit dhe afatet e përdorimit.
Referuar Nenit 9 të VKM-së 434, “Deklarimi i të dhënave të detyrueshme”, është i detyrueshëm deklarimi i të dhënave të mëposhtme:
Emri i produktit ushqimor;
Data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret përpara” datës;
Kushtet e veçanta të ruajtjes dhe/ose kushtet e përdorimit;
Emri ose emri tregtar dhe adresa e operatorit të biznesit ushqimor, të përmendura në pikën 1, të nenit 8; etj Ndërsa këto produkte, në këtë rast, jo për faj dhe as nuk është përgjegjësi e prodhurit, por e tregtuesve/marketeve, ngrihen e shkrihen disa herë, derisa të shiten.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ëshë institucioni që ka për detyrë të inspektojë e kontrollojë çdo subjekt, operator biznesi ushqimore, pmportues, tregtues, prodhues etj. Dhe, shkelje të tilla janë lehtësisht të verifikueshme nga inspektorët, mjafton që cilësia e inspektimit të jetë në nivelet e duhura.
Qendra ALERT / Alert.al