16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja shifrat e sondazhit që nuk u publikuan nga ABC News

by News Albania
30/12/2020
in Aktualitet
0
66
VIEWS
Share on Facebook

Ekskluzive- Ja shifrat e sondazhit që nuk u publikua nga ABC News/ PS-PD-LSI katastrofë?!

Disa media kanë raportuar dje se televizioni kombëtar, ABC news nuk publikoi sondazhin paralajmëruar.

Pas ristrukturimit të plotë të televizionit dhe investimit që po bëhet nga pronarët e rinj, disa javë më parë, televizioni ABC news filloi një emision të ri,“Log.”, drejtuar nga Endri Xhafo, ku u publiku për herë të parë një sondazh që tregonte me shifra mbështetjen që kishin palët politike gjatë kësaj periudhe paraelektorale.

Sondazhi i dytë i përgatitur nga një kompani serioze izraelite ‘Geo Cartography Knowledge Group’ çuditërisht nuk u dha. Në media u raportua se sondazhi nuk ishte dhënë në televizionin ABC news, i cili më parë kishte publikuar dhe spotin e sondazhit.

CNA.al mundi të sigurojë të dhënat zyrtare të sondazhit i cili ka rënë paraprakisht në duart e Edi Ramës, Luzim Bashës së bashku me Ilir Metën.

Burime nga PD i thanë CNA.al se shifrat e këtij sondazhi tregojnë se PS dhe Edi Rama është 37-38 %, Partia Demokratike me Lulzim Bashën rreth 30%, ndërkohë që LSI ka një rënie të madhe që shkon 6-7%. Nga ana tjetër, 3-4% dalin nga forcat e tjera të vogla politike. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy, është ‘vota gri’ që kalon mbi 20%, pra qytetarët të cilët janë të pavendosur se cilën nga palët do të votojnë.

Ky sondazh mesaduket i ka shqetësuar të treja palët, pra edhe kryeministrin Rama që nëpërmjet njerëzve të tij, së bashku me Lulzim Bashën dhe Presidentin Meta, kanë shtruar presion tek televizioni për të mos e transmetuar këtë sondazh.

Të gjitha palët duken katastrofë në shifra.

Dhe kështu ka ndodhur, ABC news, nuk e ka transmetua, por shifrat nuk ka mundur t’i ruaj sekrete. Ajo që ka rënë në sy në opinion publik, është fakti që nuk u transmetua emisioni me sondazhin e plotë të premtuar se do shfaqej çdo javë dhe do tregonte shifrat, për gjendjen elektorale të partive politike por shifrat u harruan.

Ky sondazh, duket se është një shqetësim për të gjitha palët, sëpari për Lulzim Bashën i cili nuk lëviz nga kuotat e 30% në maksimum. Ndërkohë që 3-4 muaj para zgjedhjeve do duhet të ishte shumë më lart.

Nga ana tjetër është LSI e cila duket në rënië dhe mjaft të madhe dhe duket e brishtë. Zgjedhjet e ardhshme mund ta lënë zbuluar.

Por edhe kryeministri duket i shqetësuar që kuotot e tij kanë rënë poshtë 40% dhe kjo e ka shqetësuar jo pak.

Megjithatë opozita duket më shprësëdhënëse nga ana e saj, sepse duke mbledhur mekanikisht shifrën dhe mbledhur ato, pretendon që të jetë mbi Partinë Socialiste.

Pra opozita, plus aleatët e vegjël, të jënë më lart sesa socialistët e Edi Ramës.

Në fakt këtë lloj sondazhi, mënyrës si janë pyetur njerëzit, ka defektet e saj, por nga ana tjetër, Shqipëria ka një proces zgjedhor proporcional rajonal i cili në rang kombëtar, të bën të gabosh së tepërmi.

Kjo për faktin se PS mund të ketë përqindje të larta në Kukës por nuk merr dot më shumë se një mandat, sepse mjafton një votë më shumë e demokratëve për të marrë mandatin e dytë.

Pra sipas të dhënave të sondazhit, duket qartë se ai ka tentuar të tregojë perceptimin e opinionit publik për palët politike, por mesaduket të gjithë janë të pakënaqur.

Në fakt shifrat këtë tregojnë sepse vërtet palët politike nuk kanë mundur të kenë përqindje të larta që t’ju garantojë atyre fitoren në zgjedhje, por udheqja e garës nga Rama deri tani është bindëse. /CNA.al

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania