13 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ja çfarë e lidh Ben Blushin me Lulzim Bashën!

by News Albania
15/06/2020
in Kronikë
0
69
VIEWS
Share on Facebook

POLITIKË

Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

Publikuar 11:1415 Qershor, 2020

NgaG.T

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në pothuajse çdo dalje të tij mediatike, kryefjalë ka “koncesionet dhe oligarkët”, pavarësisht se faktet kanë treguar jo pak herë se Basha “fle” me të ashtuquajturit oligarkë.

I tillë është rasti i Agron Papulit, i cili u sulmua në disa deklarata mediatike por më pas ra heshtje dhe “rastësisht” zbulohet se Lulzim Basha ka marrë vilë tek kompleksi “Long Hill” i biznesmenit në fjalë.

Po ashtu kujtojmë këtu edhe Rrugën e Kombit. Basha betohej se nuk do lejonte vendosjen e traut, megjithatë më pas i tradhëtoi kuksianët dhe sërish “rastësisht” kunati mori zyrat tek koncesionari i Rrugës së Kombit.

Por këto nuk janë rasti i vetëm.

CNA.al ka publikuar një dosje investigative të plotë në lidhje me skandalin e inceneratorëve, në Shqipëri por çuditërisht Lulzim Basha nuk flet për inceneratorët. Mjaftohet me deklaratat që bën në studiot televizive, koncesione, koncesione, por ama nuk ndërmerr asnjë hap ligjor, për të zbardhur të vërtetën e tyre.

Po ashtu në muajin shkurt 2020, CNA.al ka zbuluar me dokumente edhe ortakërinë e Ben Blushit, me pronarët e inceneratorëve, ku marrëdhënien tregtare e ka Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare se Eva Blushi është bashkëaksionere me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në kompaninë Em Capital Group Ad. Një kompani e themeluar në Bullgari, ku Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve. (Lexo këtu).

Ne shtuam në dosjen publike të këtij denoncimi, edhe mjaft të dhënë të reja, që fillonin në Hollandë, shkonin në Bullgari e përfundonin në Tiranë, tek Ministria e Mjedisit e deri tek ortakëritë e pronarëve të inceneratorëve me Ben Blushin apo edhe aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

Pas zbulimit me dokumente të skandalit të inceneratorëve, pritej një reagim i ashpër i Lulzim Bashës dhe PD-së, por në fakt kjo nuk ndodhi.

Lulzim Basha në asnjë rast nuk e ka çuar dosjen në SPAK, duke i bërë kështu një mbrojtje ligjore koncesioneve.

Ndërkohë, dje ka shpërthyer një skandal i dytë në Zimbabve, pas atij të parit për anullimin e inceneratorëve.LEXO EDHE:  Një herë Gjushi, një herë Gazi/ Një herë Rama, një herë Luli

Një ditë më parë në media është raportuar se, ortaku i kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, është përfshirë në një skandal në Zimbabve të Afrikës, në lidhje me dy tendera në fushën e shëndetësisë dhe blerjen e materialeve anti-covid. Tendera që kapin vlerën 60 milion dollarë.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.Klodian (alias Mirel Mërtiri) ose Ilir Dedja, i dyti nga e majta, në rreth. I pari nga e djathta, ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, në takim me Presidentin e Zimbabve, Emmerson Manngagva.

Qeveria e Zimbabves ka urdhëruar anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.

Në shkrimin e “Zimlive”, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë “Drax International”, e njohur edhe me emrin tregtar “Drax Consult SAGL”.(Lexo këtu)

Po ashtu Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, përfaqësuesi i Lulzim Bashës pranë inceneratorëve.

Fotoja flet qartë sesi krahu i djathtë i Lulzim Bashës, një nga mbështetësit e tij kryesor është në krah të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos.

Pra, Basha ashtu si edhe në rastet e tjera, tregon se merr para ku të mundet e si të mundet dhe gjithçka duket në publik është thjeshtë dhe vetëm fasadë dhe gënjeshtër.

Basha është ortaku hajdut i Edi Ramës./ CNA.al

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

10/04/2026
VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari, qindra dokumente të falsifikuara universitare dhe licenca profesionale (EMRI)

VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave false në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari, qindra dokumente të falsifikuara universitare dhe licenca profesionale (EMRI)

10/04/2026
Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve! Do të ndryshojmë skemën e pensioneve

Rama takim me të moshuarit: Ju e njihni politikën më mirë se 90% e deputetëve! Do të ndryshojmë skemën e pensioneve

10/04/2026
Bomba e Ahmetajt: Ja dy emrat që kanë bërë inceneratorin e Tiranës

GJKKO shtyn seancën për dosjen e Arben Ahmetajt, zbulohet arsyeja, ja kur mbahet e radhës

10/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In