Gazetari nuk është gjykatë që të quajë autor një autor të dyshuar që ka pranuar krimin por duhet t’i referohet atij si autor i dyshuar.
Gazetari profesionist nuk përdor terma joprofesionalë por flet për personazhe si të dyshuar me probleme mendore.
Gazetari profesionist mbron të dhënat e të miturit të vrarë, familjes së tij dhe të miturëve të tjerë.
Gazetari në raportim nuk merr anë por është i ftohtë akull.
Gazetari profesionist hulumton mbi çfarë nuk ka funksionuar në sistem, jo të zhbirilojë elementë personalë të familjes.
Një rikujtesë për ato që i kemi mësuar me qindra herë!