Ristani tregon “perlën” e deputetit të PD: U ngrit njëri dhe i tha Bashës, “nëse humb zgjedhjet për kryetar, atëherë jep dorëheqjen”.
Ish-deputeti Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme për mbeldhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u shpreh se në atë mbledhje ka patur edhe disa situata servilizmi ndaj Bashës.
Ai tregoi se njëri nga deputetët ishte ngritur dhe i kishte thënë Bashës se nëse do të humbte edhe zgjedhjet për kryetar, atëherë duhet të dorëhiqej nga drejtimi i PD.
“Gjatë fjalëve, unë personalisht i kërkova kryetarit të japë dorëheqjen, sepse po e çon partinë nga humbja në humbje.
I’u referua një fjale të tijën ku ai i thotë Ramës, ma hodhe njëherë faji yt, ma hodhe dy herë, faji im. Mendova se do të japë dorëheqjen që mos t’ja hedhë tre apo katër herë.
Ngrihet një nga deputetët e PD-së dhe thotë, kryetar nëse do të humbësh në zgjedhje për kryetar, unë mendoj se duhet të japësh dorëheqjen!
Ai që ra në sy ishte një nxitim për të zhvilluar zgjedhjet në më pak se një muaj, duke krijuar pabarazi në garë. Tradita e Bashës është që kur ai humb ngrin, këtë herë ai nuk bëri as ngrirje. E mirë do të ishte të ndiqte traditën e vet, që të ngrinte”, tha Ristani në MCN Tv