Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, e cila përfundoi në 17 minuta.
Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë di kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Ne në mbrojtje të Kushtetues nuk njeh kufi. Kjo ishte seance e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot sidomos”, tha Berisha.