29 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Ironia e mjekut me qeverine: Kur të jem rëndë mos ma bëni tamponin, do kem infektuar gjithë lagjen!..

by News Albania
July 6, 2020
in Shëndetësi
0
10
VIEWS
Share on Facebook

Mjeku i njohur urolog, Artan Koni ka bërë një analizë të gjatë për mënyrën si qeveria shqiptare po adreson problemin e koronavirusit në vend. Koni shkruan se shqiptarët paguajnë aq taksa sa të kenë secili aspiratorin e tyre personal e jo më që në spitale të ketë mungesë të maskave, dorezave dhe materialeve të tjera.

Mjeku nënvizon se është e papranueshme që Shqipëria është vendi me më pak testime në Europë. Nënvizon se QSUT-ja është vatra më e madhe e infeksionit dhe se testimet bëhen me parimin “nuk je aq rëndë për të bërë tamponin”. Me ironi thotë se kur të jetë në gjendje të rëndë, nuk do që ta bëjë tamponin, pasi deri në atë fazë ka infektuar edhe dhjetëra persona të tjerë.

Komenti i plotë i mjekut Artan Koni

COVID-19 ne renie te lire!! Gjate 3 muajve te fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore. Qeveria kishte mundësi qe gjate ketyre 3 muajve te shtonte ndjeshem kapacitetet spitalore per perballimin e situates…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…pervec donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri europiane, te cilat i falenderojme sepse nuk na e kane per borxh.

Ne paguajme taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese. Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerezit qe punojne aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi. Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”.

Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret?? Ne keto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat per PPP-te si sterilizimi e inceneratoret e plehrave, apo u bene tendera te rinj per sherbime sekondare, me nje vlere te fryre. Edhe per keto populli e ka fajin ?? Me keto para, mund te ishte perballuar shume me mire e gjithe kjo situate.

Nese faji eshte vetem i popullit, perse kryeministri i Italise thirret ne prokurori per te deshmuar rreth masave te marra nga qeveria e tij? Perse kryeministri i Frances u shkarkua nga detyra dhe tani perballet me drejtesine franceze nese e ka menaxhuar sic duhet situaten e pandemise, apo jo ?? Perse prokuroria shqiptare nuk nis nje hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem?

Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individeve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete cfare kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes.

Ndërkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshtë. Disa mund te thone “iku kjo pune tani”.

Une them “me mire vone se kurre”. Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar nje strategji e mirefillte te cilen qeveria ta zbatoje pa i hequr presjen. Eshte e thjeshte fare, duhet vetem vullnet politik. Per keto probleme te rendesishme duhet te ngreje zerin nje minister shendetesie i pergjegjshem.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

March 29, 2023
Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

March 29, 2023
Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

March 29, 2023
Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

March 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In