Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, lidhur me marrëveshjen e emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë.
Në reportazhin investigativ Engjëll Agaçi është etiketuar si ish-avokat i narkotrafikantëve, gjë që ka shkaktuar inidinjatën e Agaçit, i cili dy ditë më parë tha se do të padisë për shpifje RAI 3.
Në shkrimin e RAI 3 thuhej se Engjëll Agaçi një nga komponentët kryesorë të marrveshjes është ish-avokat o narkotrafikantëve të drogës. Gjithashtu në emisionin investigativ thuhej se Agaçi ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.
Pas këtij shkrimi Engjëll Agaçi ka reaguar për median italiane “La Repubblica”. Agaçi tha se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3. Ai thotë se shkirmi i medias në fjalë dëmton reputacionin e tij.
Nga ana e tij Rama i doli në mbrojtje Agaçit përmes nje postimi të gjate nje rrjetin social. Kryeministri e nis postimin teksa kujton fjalët e gjyshes së tij e cila i thoshte: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore.
Rama thotë se pretendimet per vërtetësine e reportazhit janë të pabaza dhe pa fakte. Kryeministri shprehet se ky dokumentar është një mënyrë sulmi ndaj kryeministres italiane Giorga Meloni në kurriz të Shqipërisë.