Ky është Anesti Topit, i cili shfrytëzon malin e Gostenckës në Skrapar për mermer, pa leje ose me leje false, pa plotësuar kushtet, dhe mbi të gjitha mbi një pronë me status pyll/kullotë me pronarë të njohur nga gjykata.
Që nga viti 2014, Anesti Topi ‘kafshon’ malin për mermer përmes kompanisë graiqare Topi EKI, me nipt: J82916504G, duke blerë shefat e komisariatit në Skrapar, prokurorë, kryebashkiakët e Skraparit, ministra dhe ish ministra, segmente të Ministrisë së Mjedisit etj.
Me paratë e shfrytëzimit të gurit, Topi ka blerë pasuri të palujtshme Gjirokastra deri në Tiranë.
Topi posedon disa apartamente dhe vila, disa prej të cilëve ndodhen pikërisht tek Kodra e Diellit në Tiranë, e cila dyshohet se posedohet nga Ilir Meta, kamufkuar me Gentian Sulën e Agikons.
Së pari, zona e shrytëzuar për mermer nga Anesti Topi i përket familjes Jaupaj, trashëgimtarëve të Tefik Bektash Jaupajt, të cilët janë në procese gjyqësore për të marrë në dorëzim pronën. Ligji ndalon rreptësisht shrytëzimin e zonave ku ka pretendime pronësie dhe që janë në procese gjyqësore për pronësinë.
Së dyti, duke mos plotësuar kushtet bazë, kompania nuk ka dokumentacion të rregullt, as leje mjedisore, për të shfrytëzuar pronën private të dikujt tjetër, me status juridik pyll dhe kullota.
Së treti, biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në Gostenckë, jashtë çdo kontrolli, po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e zonës, me qëllim fitimin e grupi të ngushtë.
Së katërti, kompania Topi EKI është skeduar për krime mjedisore. Ministria e Mjedisit i ka anuluar lejen mjedisore në vitin 2018, pasi shfrytëzonte në zona të tjera gurin jashtë koordinatave, pa plotësuar kushtet për rehabilitimin e zonës, për ndotje etj.
Së pesti, të dhënat tregojnë se kompania Topi EKI nuk paguan tatime, manipulon bilancet, fryn shpenzimet dhe pastron para. ( Burimi nga Portali Prapaskena)
