Policia ndërkombëtare e Interpol-it në një deklaratë për shtyp ka thënë se maskat po përdoren nga kriminelat për të hequr prangat apo për të shërndarë lëndë narkotike. Sipas autoriteteve policore pjesa metalike që kanë maskat nga brenda mund të shërbejë shumë lehtë për të hequr prangat nga duart brenda disa sekondave.
“Ne ende nuk kemi pasur raste të hapjes së prangave por ftojmë të gjithë operatorët që t’i kushtojnë vëmendjen më të madhe në fazat e arrestimit, transportit dhe mbikëqyrjes së personave që i nënshtrohen kontrollit policor. Për momentin raportet kanë ardhur nga jashtë”, shkruhet në deklaratën e Interpol-it në Itali.
Interpol gjithashtu është shprehur se maskat janë një mënyrë e re për të shpërndarë sasi të vogla droge. Droga ndahet në sasi të vogla dhe vendoset në pjesën e brendshme të maskës, ku shancet që kontrollohet nga policia janë minimale.
https://www.youtube.com/watch?v=20-xhOjU7Bc&feature=emb_title