Katër punonjës të Gjykatës në Elbasan kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burime për newsalbania.al bëjnë të ditur se janë karantinuar edhe 3 gjyqtarë të kësaj gjykate.
Ndërkohë po sipas burimeve nesër pritet që të mbyllet Gjykata e Elbasanit deri në marrjen e tamponit të të gjithë trupës gjyqësore.
Mësohet se personat e infektuar Kryesekretarja, punonjësja e sekretarisë që merret me pritjen e publikut dhe dy sekretare të tjera.
Sot në Elbasan është raportuar se janë infektuar 7 mësues dhe dy efektivë policie.