11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Infektimi i Trump/ A është shëndeti i presidentëve sekret shtetëror në SHBA?

by News Albania
13/10/2020
in Bota
0
17
VIEWS
Share on Facebook

Nëse shikoni historinë e presidentëve të Shteteve të Bashkuara, del një fakt i turpshëm: shumë kanë gënjyer për shëndetin e tyre. Në disa raste ata kanë fshehur sëmundje të vogla, në të tjera sëmundje të rënda. Dhe shpesh duheshin shumë vite, para se qytetarët të mësonin të vërtetën.

Kur Donald Trump u shtrua në spitalin ushtarak Walter Reed më 2 tetor pasi u infektua nga covid19, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se vendimi u mor nga “një kujdes i tepruar”. Të nesërmen në mëngjes, Sean Conley, mjeku i tij, tha se presidenti po ecte shumë mirë. Por menjëherë pas kësaj, Mark Meadows, shefi i kabitetit të Shtëpisë së Bardhë, zbuloi se Trump kishte pasur momente “shumë shqetësuese”. Conley u detyrua të pranojë se kishte përshkruar një situatë shumë pozitive: “Unë po përpiqesha të përcillja optimizmin që ishte në ekipin mjekësor të presidentit”, shpjegoi ai. “Dhe mbase dukej sikur po përpiqeshim të fshihnim diçka, gjë e cila nuk është domosdoshmërisht e vërtetë”.


Edhe gjatë presidencës së Woodrow Wilsonit, në fillim të shekullit XX, shpërtheu një pandemi që shkaktoi vdekjen e qindra-mijëra amerikanëve. Ëilson ishte infektuar, por u përpoq ta mbante të fshehur. Kur u sëmur, ai ishte duke marrë pjesë në negociatat për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Paris, në Prill 1919. Simptomat ishin aq të forta dhe të papritura sa që mjeku i tij mendoi se ishte helmuar. Pas një nate me komplikime, mjeku i shkroi një letër Uashingtonit duke informuar Shtëpinë e Bardhë se gjendja e presidentit ishte shumë e rëndë.

Të dy, Trump dhe Wilson minimizuan pandeminë që ata po menaxhonin, por për arsye shumë të ndryshme. Trump tha se e bëri për të shmangur panikun, por sjellja e tij është gjithashtu rezultat i llogaritjeve politike: presidenti nuk dëshironte një krizë ekonomike, që do të kompromentonte shanset e tij për t’u rizgjedhur. “Wilson ishte i shqetësuar se çdo lajm negativ mund të dëmtonte përpjekjet pë paqen”, tha John Bary, profesor i asociuar i shëndetit publik në Universitetin Tulane.

Operacione të fshehta

William Howell, i cili jep mësim politikën amerikane në Universitetin e Çikagos, dyshon se Shtëpia e Bardhë mund të miratojë një qëndrim më transparent. “Trump do të tundohet për të rifilluar fushatën zgjedhore”, thotë Howell. “Ai do të bëjë gjithçka për të përcjellë një imazh force dhe për t’u kthyer në punë”. Por, shton ai, “ne po flasim për një president i cili gjatë mandatit të tij nuk ishte veçanërisht i sinqertë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk e konsiderojnë atë të besueshëm”.

Ka shumë raste të tjera të ngjashme në histori. Në fund të viteve 1800, Presidenti Grover Cleveland, i bindur se shëndeti i dobët ishte një dobësi politike, iu nënshtrua fshehurazi një operacioni në një jaht privat në kanalin Long Island. Në 1944, Franklin D. Roosevelt u diagnostikua me tension të lartë të gjakut, hipertension, probleme të zemrës dhe bronkit. Ai u urdhërua të hante më pak gjellë të kripura dhe të pinte më pak duhan. Ndërsa zgjedhjet po afroheshin, Shtëpia e Bardhë nxorri një deklaratë për të sqaruar se problemi shëndetësor i presidentit nuk ishte serioz. Roosevelt u rizgjodh, por vdiq disa muaj më vonë. Në vitin 1967 Lyndon Johnson u operua fshehurazi në njërën dorë. Sipas historianit Robert Dallek, John F. Kennedy merrte deri në tetë ilaçe në ditë, duke përfshirë qetësues për dhimbjet, stimulues, pilula gjumi dhe hormone. / The Christian Science Monitor

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

11/12/2025
INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

11/12/2025

Av.Albina Kola/ Suksesin në punë e “vulos” pasioni përditshëm dhe jo nota e shkollës

11/12/2025
E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit

E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit

11/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In