Më 4 prill 1992 nisi sesioni i kuvendit parlamentar ku për herë të parë Partia Demokratike kishte shumicën me 92 vende dhe do të qeveriste vendin.
Po në këtë ditë, është dita e parë që ka drejtuar Pjetër Arbnori seancen hapëse si më i vjetri i deputetëve dhe më pas do e drejtonte si kryetar i kuvendit!
Përkujtoj këtë ditë si homazh ndaj Pjetër Arbnorit, “Mandelës së Ballkanit” dhe si motiv që PD të kthehet me votën e lirë në shumicë parlamentare sa më shpejt.
Sot në këtë 30 vjetor, propozoj që salla e mbledhjeve të grupit në PD të marr emrin e tij dhe të quhet salla “Pjetër Arbnori” për të nderuar figurën e tij dhe per tu frymëzuar nga modeli i tij në politikë.