Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.
“Është kontraktuar dhe ka punuar në grupe të ndryshme kriminale. Ne kemi qenë këtu edhe shumë më herët, kemi debatuar me Artan Hoxhën madje sepse unë jam e prirur që të besoj dëshminë e Dumanit. Ka folur për të paktën 50 ngjarje kriminale. Për momentin hetimet janë fokusuar në Lezhë, pasi është menduar që autorët e vrasjes së Ndokës ishin nga Nikla. Ka pasur edhe tentativa për tu pajtuar, por kryeplaku që u fut negociator u arrestua. Dhe aty dolën përgjimet. Po përgjohej një grup kriminal për kanabis dhe dolën përgjimet e kryeplakut që mungohej të negocionte palët”, deklaroi gazetarja Lala.
Gjithashtu Lala ka dhënë detaje edhe per vrasjen qe tronditi Lezhën. Ishte gazetari Artan Hoxha qe u shpreh se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS-se.
“Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete. Është gjetur një kapele në vendin e ngjarjes, është gjetur AND-ja e personit që e ka kryer vrasjen në Lezhë. Dëshmia e Dumanit verifikohet nëse përputhet ekzekutori. Dumani ka treguar edhe për emrin e personit që ka kryer vrasjen. Po, ka treguar ekzekutorin, dhe nëse AND-ja përputhet, del e vërtetë”, u shpreh Lala.
Gazetari Artan Hoxha ka thënë se deklarata ish-kryeministrit Sali Berisha për Nuredin Dumanin është e vërtetë. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Hoxha shtoi se Dumani nuk ka bërë vrasje vetëm për bandat e kësaj qeverie, por edhe të qeverisë të mëparshme.
“Dumani thotë, i njoh këta që kanë bërë vrasjen në Lezhë, nxjerr dhe emra. Tani e kupon ku jemi futur? E dëgjova Berishën para disa ditësh që tha se Dumani ka bërë vrasje për bandat e qeverisë, unë do t’i shtojë diçka, për bandat e qeverive. Do ta shtoja këtë. Dumani thotë se këto gjëra i kam bërë me këta persona,” tha Hoxha.