Më bëj baba të të ngjaj.
Pas 34 vjetësh që ju ka çfaqur banak më banak televziv shqiptarëve Sali Berishën, si president,si kryeministër, si shef opozite, si parlamentar, me bëmat e gjëmat, me një gjuhë primitive urrejtje, tani pasi është mbyllur në kat tetë, dhe ai dhe grupi lemeria i rithemelimit, janë krejt irrelevant dhe janë mbështja më e fortë për pushtetin e Ramës. Banaqet televizive, po çfaqin Saliun grua, Argita Maltezi Berisha, çdo natë si një broken record të katit tetë.
Kjo na jep si model heroik Jamarbërin, dhe “arrestimin shtëpiak” me komunikim publik të Berishës na e krahason me arrestimin e grupit deputetëve te 47.
Po mos luaj të vdekurit në varr për ideale atdhetare dhe antikomuniste me shokun Sali, moj Argita, se është shumë e rëndë dhe imorale.
Boll më se nuk ju beson njeri.
Keni ngelur një grup lemeria, që megjithëse skandalet qe ka kjo qeveri, prap nuk ju ndjek njeri se e dinë se çjeni dhe kush jeni.