1 October, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

IKMT zbarkon në resortin e Irfan Hysenbelliut, i prishin pishinat

by News Albania
September 2, 2022
in Aktualitet, Kryesore
0
IKMT zbarkon në resortin e Irfan Hysenbelliut, i prishin pishinat
1.3k
VIEWS
Share on Facebook

IKMT po kryen një aksion në resortin “Prestige” në Durrës, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, ku po prishen dy pishina të këtij resorti, me argumentin se janë pa leje. 

Hysenbelliu pretendon se ky është sulm politik, por Ministria e Brendshme sqaron se ndërtimi është i paligjshëm. 

“Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.
Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit.
Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore.

Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave.

Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, BalkanWeb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme. 

Hysenbelliu, pronar i disa mediave përfshirë edhe televizionin News24, ka patur përplasje të forta së fundmi me drejtorin e doganave. 

Kulmi i përplasjeve arriti kur Genti Gazheli, e akuzonte Hysenbelliun për shantazh me anë të mediave të tij, për shkak se kishte marrë një gjobë të majme nga doganat dhe nuk e paguante. 

Në debatin publik ndërhyri edhe kryeministri Rama, që ngrite pikëpyetje për këto sulme të mediave të Hysenbelliut. 

“Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!“, shkruante Rama në rrjetet sociale. 

News24 i ka konsideruar si sulm politik ndërhyrjet e IKM ditën e sotme, ndërkohë që si argument kanë botuar disa foto të Taulant Ballës dhe Edi Ramës në ambientet e këtij hoteli, pra përpara përplasjeve, kur marrëdhëniet i kishin të mira. Drejtuesit e hotelit pretendojnë se pishinat janë me leje. 

Reagimi i Ministrisë së Brendshme: 

Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator.

Ky operacion ka synuar rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare.

Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre.

Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit.

Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore.

Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave.

Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, BalkanWeb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu.

Sot këto media e kanë nisur ditën me shantazhe, shpifje dhe me denigrimin e drejtores së sapoemëruar të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ato kanë thënë se drejtori i këtij Inspektoriati paska dhënë dorëheqjen sepse ka kundërshtuar rifillimin e operacionit “Bregdeti Ynë” me pikërisht aksionin për çbetonizimin e plazhit dhe detit para resortit të zotit Irfan Hysenbelliu. Kjo është krejtësisht e pavërtetë.

Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

Nga Adriana Kalaja: Vendimi për votën e emigrantëve/ diasporës, puç kushtetues nga Gjykata Kushtetuese!

September 30, 2023
A po largohet ushtria serbe nga kufiri me Kosovën? Pamjet tregojnë largimin pas sulmit terrorist…

A po largohet ushtria serbe nga kufiri me Kosovën? Pamjet tregojnë largimin pas sulmit terrorist…

September 30, 2023
Blindohet Vlora me forca policore

Blindohet Vlora me forca policore

September 30, 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Tiranë mirëpriti në zyrat qendrore një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Dega Tiranë mirëpriti në zyrat qendrore një grup gazetarësh nga Kosova dhe Serbia të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

September 30, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In