Avokati Spartak Ngjela është përplasur me botuesin Fahri Balliu, teksa po flisnin lidhur me aksionin politik të presidentit Ilir Meta. Ngjela ka ndërhyrë në fjalën e Balliut, duke i përmendur faktin që influenca e Amerikës në Shqipëri nuk do të lejojë padrejtësinë.
PJESË NGA BISEDA:
Fahri Balliu: A të lashë të mbarosh?
Ngjela: Jo!
Fahri Balliu: As unë s’të lë. Ke dy vjet që nuk po kap gjë. Nuk kapi as Luja, do kapësh ti. E ke gabim këtë stil.
Ngjela: Lexo nenin 86 të Kushtetutës.
Fahri Balliu: Nuk ia del ti dot sa herë ndryshohet. Spartak bëhu konkret dhe praktik. Jo me supozime.