Një aksident ka ndodhur në qytetine Durrësit, ku një makinë që udhëtonte me shpejtësi ka përplasur një fëmijë në bulevardin “Dyrrah”.
I mituri po ecte së bashku me gjyshen e tij, kur makina e ka përplasur.
Ndihmën e parë të miturit ia kanë dhënë disa pushues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ky bulevard është kthyer në shqetësim për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit, pasi shoferët bëjnë gara shpejtësie.